Pas aludimeve të shumta për një lidhje të mundshme mes saj dhe Gjestit, si edhe pas reagimit publik të Xhenetës, Loredana Brati ka vendosur të flasë hapur në Andale.
Pak ditë më parë, Xheneta Fetahu deklaroi në “Trotuar” se dyshonte që mes shoqes së saj, pra Loredanës, dhe ish-të dashurit të saj, Gjestit, mund të kishte lindur një romancë, gjë që e kishte zhgënjyer shumë.
Por gjatë një lidhjeje telefonike në emisionin “UËTËFË Live”, modelja e mohoi kategorikisht çdo raport romantik me Gjestin.
“Unë Gjestin gjithmonë e kam parë si një vëlla të vogël. A mund të krijohet lidhje me një person që e sheh si vëlla të vogël? Ne nuk jemi takuar dhe kemi shumë kohë që nuk flasim”, u shpreh ajo.
Loredana shtoi gjithashtu se nuk ka pasur asnjëherë pëlqim për të dhe se preferencat e saj janë krejtësisht ndryshe.
“Plus unë kam gusto të tjera për meshkuj. Duan të më bien më qafë? Le të më bien më qafë”, tha ajo me tone ironike.
Dyshimet për një lidhje nisën pasi në rrjet qarkulluan disa foto ku Loredana Brati dhe Gjesti shiheshin në të njëjtin ambient.
Megjithatë, ajo këmbënguli se gjithçka ka qenë rastësi dhe se nuk ka pasur asnjë takim të planifikuar mes tyre.
“Ishte rastësi, o vëlla. Më thanë që aty ishte Gjesti dhe unë thashë ‘varja’, sepse dihet që unë nuk kam pëlqim për Gjestin. Ju betohem që nuk kam pasur ndonjëherë pëlqim për të”, deklaroi Loredana.