Screenshot
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Dolce, vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, ajo vendosi të zhvillonte një mini-intervistë virtuale në Instagram përmes opsionit “Ask Me a Question”, duke u dhënë mundësinë ndjekësve t’i drejtonin pyetje dhe komente nga më të ndryshmet.
Mes mesazheve të shumta, një prej tyre duket se e ka argëtuar veçanërisht ish-banoren e BBVK.
“Po t’kisha marrë për gru, do t’kisha mbajt n’ballkon për inat t’komshijve”, i shkroi një ndjekës, duke iu referuar me humor pamjes së saj.
Dolce vendosi të mos e linte mesazhin pa reagim. Ajo e publikoi atë në Instastory dhe e shoqëroi me disa emoji duke qeshur me lot.

Reagimi tregon se Dolce e ka marrë me sportivitet ngacmimin e ndjekësit, duke e kthyer mesazhin në një nga momentet më pikante të bashkëbisedimit të saj virtual me fansat.