Mjeku Martin Prenga dyshohet se është dhunuar pak më parë në fshatin Konaj, në njësinë administrative Fan të Mirditës.
Sipas informacioneve paraprake, tre persona të maskuar, të pajisur me shkopinj bejsbolli dhe që dyshohet se mbanin edhe armë, kanë sulmuar mjekun.
Ndërkohë, forcat e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të verifikuar situatën dhe për të zbardhur dinamikën e incidentit.