Një Story i publikuar nga Elton Tozaj ka ndezur pikëpyetje në rrjet, pasi në të shfaqen ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Remil Peqini, dhe partnerja e tij, balerina dhe koreografja Estel Agaj.
Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është një tjetër imazh i përfshirë në Story një listë çështjesh gjyqësore, ku është rrethuar një rresht që i referohet një seance për urdhër mbrojtjeje.
“E dashura e ish-konkurrentit të Për’puthen në gjyq për urdhër mbrojtjeje! Dhunë në çift?”, shkruan Tozaj, duke ngritur menjëherë pikëpyetje për atë që mund të fshihet pas çështjes.

Publikimi i dokumentit e bën historinë edhe më intriguese, por deri tani nuk janë bërë publike rrethanat që kanë çuar në këtë procedurë gjyqësore. Nga fotografia e Story-t nuk mund të përcaktohet me siguri se kush e ka kërkuar urdhrin e mbrojtjes, ndaj kujt është kërkuar apo nëse gjykata e ka miratuar atë.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse Remil Peqini apo Estel Agaj do të reagojnë dhe do të sqarojnë çfarë qëndron pas çështjes që ka përfunduar në dyert e gjykatës.