Screenshot
Zaimina Vasjari ka ndarë me ndjekësit një postim që nuk kaloi pa u vënë re.
Ish-këngëtarja publikoi një Instastory nga pushimet, të shoqëruar me një mesazh në anglisht që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve.
“Duhet të kem qenë pirate në një jetë të mëparshme. Nuk ka shpjegim tjetër për dashurinë time ndaj detit, parave dhe kohës që kaloj vetëm.”

Me këtë postim, Zaimina la të kuptohet se e shijon maksimalisht qetësinë, detin dhe pavarësinë, ndërsa mesazhi i saj u interpretua nga ndjekësit si një reflektim për stilin e jetës që preferon.
Prej kohësh, Zaimina është tërhequr nga muzika dhe është më pak aktive në jetën artistike, megjithatë vijon të jetë mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ku ndan herë pas here momente nga përditshmëria dhe pushimet e saj.