Screenshot
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Bia Khalifa, duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën sentimentale.
Bia ka publikuar në Instastory një video nga një xhiro gjatë natës, ku shfaqet pranë partnerit të saj të ri. Megjithatë, ajo është kujdesur që të mos ia zbulojë plotësisht portretin, duke e lënë identitetin e tij ende mister.
Ajo që nuk la shumë vend për interpretime ishte mbishkrimi që Bia vendosi mbi video: “Udhëtim natën me të dashurin tim”.
Në këtë mënyrë, ish-banorja e reality show-t ka konfirmuar publikisht se është në një lidhje, ndonëse për momentin ka zgjedhur të mos tregojë se kush është djali që i ka marrë zemrën.
Mbetet për t’u parë nëse Bia do ta ruajë lidhjen larg vëmendjes publike apo së shpejti do të zbulojë edhe identitetin e partnerit.
