Ina Aderi dhe Keijsi Hyseni
Ina Aderi, ka ndarë detaje të reja nga jeta e saj personale, duke zbuluar se lidhja me Kejsin duket se po shkon drejt një tjetër niveli.
Në një intervistë për “Big Brother Radio” me Elona Duron, Ina tregoi se ai i ka bërë një propozim të rëndësishëm…të nisin bashkëjetesën dhe të jetojnë në një shtëpi.
Edhe pse ende nuk ka një vendim përfundimtar, ajo la të kuptohet se gjithçka po shkon drejt një “po”-je, pasi marrëdhënia e tyre është bërë shumë e fortë.
“Ende nuk kemi vendosur 100%, por mendojmë se po, sepse duam të qëndrojmë më shumë me njëri-tjetrin,” u shpreh Ina gjatë intervistës.
Ajo shtoi se aktualisht janë pothuajse gjithë kohën bashkë, duke e bërë edhe më natyral këtë hap të ri në marrëdhënien e tyre.
“Jemi gjithë kohës bashkë, takohemi në mëngjes dhe rrimë bashkë kudo,” tregoi ajo, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre është konsoliduar edhe jashtë shtëpisë së famshme.
Mbetet për t’u parë nëse çifti do ta zyrtarizojë shumë shpejt bashkëjetesën dhe do të ndërmarrë hapin e madh drejt një jete të përbashkët.