Përplasja mes Dasara Karaiskaj dhe bashkëshortit të Sara Karajt duket se ka dalë totalisht jashtë kontrollit. Gjithçka nisi pas komenteve të gazetares lidhur me Sarën dhe sjelljen e saj në “Ferma VIP”, ndërsa debati u zhvendos më pas edhe në televizion ku Darti e quajti “pseudo-gazetare” gjatë një interviste në Vizion Plus.
Në disa “story” të publikuara në Instagram, Dasara Karaiskaj ka reaguar ashpër ndaj partnerit të fermeres, duke e ironizuar publikisht dhe duke treguar se sipas saj ai po përpiqet ta sulmojë prej kohësh. Gazetarja shkruan se është “ironike” mënyra sesi ai po merret me të, ndërsa thekson se ajo ka një karrierë të gjatë në gazetari dhe kulturë, duke shtuar se showbizi për të është thjesht “qejf”.


Por situata u tensionua edhe më shumë pasi Dasara publikoi disa biseda private, ku pretendohet se bashkëshorti i Sara Karajt komunikon me një vajzë tjetër. Në mesazhet e publikuara shihen tone të forta dhe ofendime të drejtpërdrejta, ku përdoret edhe një gjuhë degraduese ndaj vajzës.
Një nga frazat që ka bërë më shumë zhurmë në rrjet është: “Bythen tënde e fytyrën tënde si byth…”, ndërsa në mesazhe të tjera ai shfaqet duke përdorur ironi dhe komente fyese.

