Screenshot
Akrobatja shqiptare Fiona Rushiti ka regjistruar emrin e saj në Guinness World Records, duke realizuar 72 rrotullime të plota 360 gradë brenda 30 sekondave, ndërsa qëndronte e varur nga dhëmbët.
Arritja konfirmohet nga faqja zyrtare e Guinness, ku shënohet se rekordi është realizuar në Tiranë, më 11 qershor 2026. Fiona figuron si mbajtësja e rekordit për numrin më të madh të rrotullimeve në këtë kategori.
Sipas Guinness, ajo e ndërmori këtë sfidë për të testuar aftësitë fizike dhe qëndrueshmërinë e saj. Përmes stërvitjes së vazhdueshme dhe përmirësimit të teknikës, Rushiti kaloi nga 58 rrotullime në përpjekjen e parë në rezultatin përfundimtar prej 72 rrotullimesh.
Suksesi u njoftua edhe nga Kolegji Universitar Qiriazi, ku Fiona është pedagoge. Në një publikim të datës 29 shtator, institucioni e uroi për titullin zyrtar dhe për regjistrimin e emrit të Shqipërisë në Guinness World Records.