Një grua 80-vjeçare me emrin Qazime Dyrmishi është raportuar e humbur ditën e sotme në qytetin e Durrësit, pranë Gjykatës së Apelit. Për JOQ, nipi i dak ka treguar se ajo ka dalë nga shtëpia rreth orës 07:00 të mëngjesit dhe ka shoqëruar mbesën e saj deri te furgoni, por që prej asaj kohe nuk është kthyer më në banesë.
Të afërmit shprehen se Qazime Dyrmishi është e veshur me rroba të zeza. Ata bëjnë thirrje publike për ndihmë dhe kanë vënë në dispozicion edhe numrin e telefonit 069 488 7903. Për këdo që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e saj, pra nëse dikush e ka parë, lutet të kontaktojë menjëherë me familjen.
“Na ka humbur gjyshja. Ka humbur pranë Gjykatës së Apelit në Durrës. Numri i kontaktit: 069 488 7903. E ka çuar mbesën te furgoni dhe nuk është kthyer më në shtëpi. Emri Qazime Dyrmishi dhe mosha 80 vjeçe. Ka humbur sot, rreth orës 07:00 të mëngjesit. Ishte e veshur me të zeza.”, shkruan familjari i gjyshe Qazimes./JOQ