Një 68-vjeçar, i identifikuar si Ahmet Shahollari, është zhdukur ditën e sotme në kryeqytet.
Sipas informacionit të familjes, ai është parë për herë të fundit në zonën Kinostudio–Fresk dhe dyshohet se vuan nga demenca.
Në momentin e zhdukjes, Shahollari ishte i veshur me rroba të njëjta si në foton e shpallur dhe mbante një xhip jeshil ushtarak.
Familjarët apelojnë që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e tij të kontaktojë menjëherë në +355 69 529 1737.
Kjo është një rast urgjent dhe çdo ndihmë nga qytetarët mund të jetë vendimtare për gjetjen e tij.