Giessen, Gjermani – Një vajzë e mitur është shpallur e zhdukur në qytetin e Giessen-it, në landin e Hessen-it, që nga 23 maji 2024. Bëhet fjalë për Albonita Miftari, 17 vjeçe, për të cilën nuk ka asnjë informacion që nga ajo kohë.
Sipas njoftimit të Policisë së Hessen-it, Albonita është shpallur në kërkim, ndërsa çdo informacion nga qytetarët mund të jetë vendimtar për gjetjen e saj.
Të dhënat e vajzës së zhdukur:
Emri: Albonita Miftari Mosha: 17 vjeç Gjatësia: Rreth 160 cm Flokët: Të errëta, zakonisht i mban të lidhura
Policia thekson se deri tani nuk ka asnjë tregues për përfshirje në vepër penale, por të gjitha përpjekjet për ta gjetur kanë rezultuar të pasuksesshme.
Apel për publikun
Autoritetet i bëjnë thirrje çdo qytetari që mund të ketë parë Albonitën ose ka informacion që mund të ndihmojë, të kontaktojë menjëherë në:
0641 – 7006 0
ose të lajmërojnë stacionin më të afërt policor.
Familja dhe policia shpresojnë që me ndihmën e publikut të mund ta sjellin Albonitën sërish në shtëpi të sigurt.