
Me ndjeshmëri dhe lot në sy, Xheneta hap zemrën për ndjenjat e saj, pas tragjedisë që goditi familjen e Gjestit.
Në promon e episodit të ardhshëm të emisionit “S’e luan topi”, Xheneta Fetahu është shfaqur e përlotur teksa ka folur për ish-partnerin e saj, Gjestin, pas tragjedisë që ka tronditur familjen e tij.
Vëllai i Gjestit, Eldion Kelmendi, humbi jetën në një aksident të rëndë rrugor, ngjarje që ka prekur thellë familjen dhe miqtë e tij.
Me zë të dridhur, Xheneta tha në intervistë:
“Nëse do të të thoja që zemra ime është copë e bërë, ndoshta s’do ta besoje… Ai Gjesti i qeshur, ai me energji pozitive që më jepte dashuri, ta shihje në atë gjendje – më theu shpirtin.”
Pavarësisht ndarjes së tyre, Xheneta u pa në ceremoninë mortore të Eldionit, ku qëndroi pranë familjes së Gjestit në shenjë respekti dhe mbështetjeje.
Pas ngjarjes, ajo reagoi edhe në rrjete sociale, duke kërkuar nga ndjekësit të tregojnë ndjeshmëri:
“Mos shpërndani pamje nga ceremonia, tregoni mëshirë për një familje që po kalon një dhimbje të madhe.”
Ky gjest i saj është vlerësuar gjerësisht nga publiku, si dëshmi e humanizmit përtej ndarjeve apo historive personale.


