Fejesa e Princit Leka me Blerta Celibashin ka qenë një nga ngjarjet më të komentuar të ditëve të fundit në mediat rozë. Çifti kurorëzoi dashurinë e tyre me një ceremoni romantike në një resort luksoz buzë detit, ku nuk munguan as fotot e ndara me ndjekësit në rrjete sociale.
Por përveç momentit emocional, ajo që mori gjithë vëmendjen ishte unaza e fejesës, e cila shkëlqente në dorën e Blertës. Sipas raportimit të revistës prestigjioze britanike “Hello Magazine”, çmimi i saj arrin një vlerë të majme – plot 140 mijë euro.
Media ka konsultuar një ekspert ndërkombëtar të bizhuterive luksoze, Nilesh Rakholia, i cili ka analizuar dizajnin dhe cilësinë e gurit qendror. Ai theksoi se unaza, megjithëse nuk është më e madhja ndër unazat mbretërore, “është e punuar me mjeshtëri të lartë dhe ka një vlerë të madhe si materiale ashtu edhe emocionale”.
“Nëse diamanti qendror është midis 2 dhe 3 karatëve, me qartësi dhe ngjyrë të përsosur, një unazë e tillë mund të vlerësohet nga 80,000 deri në 120,000 paund, që i bie rreth 100,000 deri në 150,000 dollarë,” – është shprehur eksperti.
