
Thashethemet për edicionin e pestë të “Big Brother VIP Albania” po shtohen çdo ditë në rrjetet sociale, ndërsa janë publikuar shtatë emra të njohur që thuhet se do t’i bashkohen shtëpisë më të famshme në vend.
Sipas burimeve online, sezoni i ri pritet të nisë rreth mesit të dhjetorit dhe publikun tashmë e ka pushtuar kureshtja për të zbuluar se cilët do të jenë banorët e rinj.
Emrat që po qarkullojnë si pjesë e mundshme e kastit të “BBVA 5” janë:
Kristi Lamaj
Hilda Kërtalli
këngëtarja Lore
Kleoniki Delijorgji
Kostana Morava
Renee Reffo
Vitmar Basha
Edhe pse lista nuk është konfirmuar ende nga produksioni, ajo ka ndezur interesin e ndjekësve, të cilët presin me padurim startin e sezonit të ri që, si çdo vit, pritet të sjellë surpriza dhe emra të bujshëm nga showbizi shqiptar. Burimi: OraNews


