Muçi Shaljani (Sheqeri) është 40-vjeçari që ka mbetur i plagosur në atentatin në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani. Shaljani ndodhtet në gjendje të rëndë për jetën në spital.
Sakaq, një automjet është gjeutr i djegur në fshatin Halil të Krujës, vetëm pak çaste pa atentatit.
Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri nga një makinë Toyota Yaris me targa greke ndaj makinës ku ndodhej Dani, person me precedentë penal dhe i konsideruar si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.
Lexo edhe:
Pas të shtënave makina është larguar me shpejtësi në drejtim të Fushë -Krujës.
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm 100 metra larg aeroportit të Rinasit, në një zonë me trafik të lartë dhe shumë të populluar.
Lexo edhe:
Nga të dhënat e para dyshohet se autorët kanë ndjekur makinën tip “Benz” rreth 3 kilometra.