
Është zbardhur dëshmia e plotë e autorit të krimit makabre brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë.
Raportohet se Elvis Shkambi ka thënë: “E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia”.
Këtë dëshmi, i dyshuari e ka dhënë në Komisariatin Numër 1, në Tiranë.
Veç viktimës gjyqtarit Astrit Kalaja, kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë e që janë babë e bir, njëri prej tyre avokat.
Mësohet se Elvis Shkambi, qëlloi me armë pasi humbi gjyqin për pronën duke vrarë gjyqtarin dhe plagosur Ervis dhe Rakip Kurtaj, babë e bir, gjithashtu palë në procesin e sotëm. Të dy janë jashtë rrezikut për jetën.
