Ish-banori i Big Brother VIP rikthehet me ironi ndaj moderatorit, pas një batute të tij gjatë spektaklit, duke shpërndarë një video që po bën bujë në rrjete sociale.
Ish-banori i Big Brother VIP, Xum Allushi, ka rikthyer vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale me një përgjigje ironike ndaj Ledion Liços.
Në një video të shpërndarë së fundmi, Xum komentoi me humor një batutë të bërë nga moderatori gjatë spektaklit:
“Ai që shiste proteinat dhe që do fikte dritat e Big Brother, po vazhdon punën përditë, mashallah. Të paktën e qesim një rrogë, jetojmë, e hamë një çap buke. Po mua më thanë që të ka lënë gruaja, ku do i gjesh lekët që të hash bukë ti?”
Deklarata e tij shihet si një thumb ironik ndaj momentit kur Liço e përmendi Xumin duke thënë: “Ai i proteinave që do fikte dritat e shtëpisë,” një referencë ndaj bindjes së ish-banorit se do të ishte fitues i edicionit.
Pas daljes nga shtëpia, Xum është përqendruar në biznesin e tij me suplementet ushqimore për palestër, të cilin e promovon aktivisht në rrjete sociale.
Megjithatë, ai nuk e ka harruar ironinë e moderatorit dhe ka zgjedhur momentin e duhur për t’ia kthyer me të njëjtën dozë humori.