Xheneta Fetahu, finalistja e Big Brother VIP Kosova, ishte së fundmi protagoniste e rubrikës “60 sekonda” në emisionin Prive By Liberta Spahiu, ku iu përgjigj disa prej pyetjeve tepër interesante dhe me “spec”.
Në këtë intervistë të shkurtë, Xheneta foli jo vetëm për jetën e saj private, por edhe për zërat e fundit që e përfolën lidhur me largimin nga emisioni “E Diell”, pas përfshirjes së Egli Takos në këtë format televiziv.
Ajo u tregua e qartë se nuk kishte asgjë për të fshehur dhe se thashethemet shpesh janë pjesë e pandashme e jetës së figurave publike.
Megjithatë, më tërheqëse për publikun u bënë pyetjet e nxehta, ku Xheneta nuk ngurroi të tregonte edhe detaje nga jeta e saj intime.
E pyetur për vendin më të pazakontë ku kishte kryer marrëdhënie, ajo u shpreh se kjo kishte ndodhur në autostradë, duke shtuar se ishte përpara se të hynte në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Deklarata e saj u prit me kureshtje nga ndjekësit, duke u bërë menjëherë një nga temat më të komentuara të intervistës.