Xheneta Fetahu
Xheneta Fetahu është shfaqur e ndjerë dhe e përlotur në një video të publikuar në TikTok vetëm pak orë më parë, duke prekur ndjekësit e saj.
Në pamjet e postuara, Xheneta shihet e shtrirë, me sytë e mbushur me lot, teksa në sfond dëgjohet një këngë dedikuar nënës. Emocioni duket i fortë dhe i sinqertë, ndërsa ajo nuk fsheh ndjeshmërinë që i ka shkaktuar muzika.
Krahas videos, ajo ka shkruar: “A jua këput shpirtin edhe ju kjo këngë?”, duke shoqëruar postimin me një emoji të përlotur. Brenda pak minutash, videoja ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, me ndjekës që ndajnë të njëjtin emocion dhe tregojnë historitë e tyre personale me nënat.
Nuk është hera e parë që Xheneta ndan momente të ndjera me publikun, por këtë herë duket se tema e nënës ka prekur një tel shumë të ndjeshëm jo vetëm për të, por për këdo që e ka dëgjuar këngën.
