Screenshot
Ardita Gashi, 31-vjeçarja autore për vrasjen e dyfishtë në Majac të Podujevës, ka ndërruar jetë në QKUK ditën e sotme.
Lajmin e ka konfirmuar Mirlinda Qyqalla nga zyra për media në QKUK, duke bërë të ditur se përkundër përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk i mbijetoi plagëve të rënda.
Viktima është identifikuar si Ilaz Brahimi, 42 vjeç, i cili dyshohet se është qëlluar brenda një automjeti. Si autore e dyshuar e krimit përmendet Ardita Gashi, rreth 30 vjeç, e cila dyshohet se ka pasur një lidhje intime me viktimën.
Sipas të dhënave paraprake, marrëdhënia mes tyre kishte kaluar në krizë dhe çifti ishte drejt ndarjes. Dyshohet se Gashi e ka ftuar 42-vjeçarin për një takim, dhe sapo ai ka mbërritur, ka qëlluar disa herë në drejtim të tij, duke i shkaktuar vdekjen.
Ngjarja është përshkallëzuar edhe më tej kur një familjare e autores, bashkëshortja e xhaxhait të saj, ka shkuar në vendngjarje pasi ka dëgjuar të shtënat. Edhe 68-vjeçarja është qëlluar dhe ka ndërruar jetë në QKUK.