Sot, në fshatin Gollubovc të Malishevës, iu është dhënë lamtumira e fundit dy vëllezërve Driton dhe Naim Morina, të cilët humbën jetën tragjikisht dje, pasi u qëlluan me armë nga dhëndrri i tyre.
Ceremonia mortore u ndoq nga një numër i madh qytetarësh, ndërsa Policia e Kosovës ishte prezente për sigurimin e eventit, transmeton fshati Mleqan.
I dyshuari për vrasjen e dyfishtë, Astrit Isufi, u arrestua mëngjesin e së premtes dhe aktualisht po merr trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe hetimet nga autoritetet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij krimi.