Arlind Demushi dhe Hajdar Ismailgeci ishin miq të vjetër. Prej rreth 10 ditësh, Ismailgeci po qëndronte në banesën e Demushit në Babrru.
Mbrëmjen e ngjarjes, të dy kishin qenë në një lokal, ku kishin konsumuar alkool.
Në dëshminë e tij, Demushi ka deklaruar se konflikti nisi pasi viktima e kishte sharë nga bashkëshortja.

Pas daljes nga lokali, teksa po ktheheshin në shtëpi, debati mes tyre u përshkallëzua në përleshje fizike.
Në kulmin e konfliktit, Demushi e ka goditur disa herë me thikë mikun e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën në vend.

Ndërkohë ditën e sotme janë publikuar pamjet e para pas ekzekutimit të Hajdar Ismajlgecit në Bathore mbrëmjen e djeshme.
Në videon e siguruar nga Pa Dorashka, autori i dyshuar, Arlind Demushi, shihet duke ecur i qetë, i përlyer me gjak dhe duke folur në telefon, vetëm pak çaste pas krimit.
Autori Arlind Demushi u arrestua disa orë më vonë në një banesë në Durrës.
Në momentin e arrestimit, 38-vjeçarit iu gjet një çantë me veshjet që ka patur gjatë kryerjes së krimit.