Familja e 27-vjeçarit shqiptar, punëtor ndërtimi, po përballet me një dhimbje të pakalueshme pas humbjes tragjike të të riut, i cili u gjet i djegur më 8 nëntor në një makinë në Skurta të Beotisë. Humbja e tij e papritur ka lënë një boshllëk të thellë në zemrat e të afërmve dhe ka tronditur komunitetin
Me dhimbje të thellë, familjarët kanë njoftuar se ceremonia mortore e të ndjerit do të zhvillohet ditën e nesërme, më 15 nëntor 2025, në varrezat e Beçishtit, Tepelenë.

Motrave të të ndjerit u janë thyer zemrat. Njëra e shprehur me fjalët prekëse: “A zemra, motres, që nuk mi gëzove ata dy fëmijë që le…”, ndërsa tjetra, me lot, shkruan: “Më qan shpirti o vëlla, o drita e motrës…”.


Në shumë media po qarkullon lajmi se nëna e 27-vjeçarit ka ndërruar jetë, pasi nuk e ka përballuar dot dhimbjen e madhe. Megjithatë, një familjare e tyre ka kontaktuar me redaksinë tonë dhe ka mohuar këtë informacion, duke theksuar se nëna është shëndoshë e mirë, por në dhimbje të thellë për humbjen e djalit. Ajo shton se familja kërkon drejtësi për vrasjen e tij dhe shpreson që e vërteta të zbulohet sa më shpejt.
