Dy vëllezër janë vrarë sot në fshatin Golluboc të Malishevës në Kosovë. Autori i këtij akti makabër është Astrit Isufi nga Sankoci i Drenasit i cili ende ndodhet në arrati.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, në një përgjigje për Gazetën Express, ka thënë se ndaj të dyshuarit më 6 prill të këtij viti është paraqitur kërkesë për caktim të paraburgimit dhe i është caktuar.
Po ashtu, ndaj Isufit më 7 prill është ngritur aktakuzë për “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.
Lexo edhe:
“Prokurori i shtetit ndaj personit të dyshuar A.I., me datë 06.04.2025, është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, e cila po të njëtit iu është caktuar nga gjykata kompetente. Po ashtu, me datë 07.04.2025, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit për veprat penale “Dhunë në familje” në bazë të nenit 248 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe “Kanosje”, sipas nenit 181 të KPRK-së.”
Raportohet se viktimat janë Driton Morina dhe Naim Morina rreth 32 dhe 45 vjeç.
I dyshuari, sipas hetimeve paraprake, sot ka shkuar në shtëpinë e viktimave për të marrë gruan e tij. Pasi është larguar disa metra, ai është kthyer përsëri dhe ka hapur zjarr ndaj dy vëllezërve që ndodheshin para derës së shtëpisë.