Një nga pistat e hetimit është ajo e hakmarrjes, pasi shumë vite më parë dyshohet se i ati edhe ai efektiv policie ka vrarë një person.
Ngjarja ka ndodhur vite më parë në zonën e Hasit, ku dhe familja Cenalia ka jetuar më përpara. Dyshohet se babai i viktimës ka vrarë Sali Harhudhën në Has. Mbetet për tu verifikuar nëse ka patur hetim nga gjykata lidhur me këtë krim dhe çfarë ka ndodhur më tej.