Një javë më parë, familja Morina u trondit nga një ngjarje tragjike. Dy vëllezërit Driton dhe Naim Morina, që jetonin në emigrim, u kthyen në vendlindje për të marrë pjesë në varrimin e babait të tyre. Vetëm tre ditë pas varrimit, ata humbën jetën në mënyrë tragjike nga kunati i tyre, Astrit Isufi, më 6 nëntor.
Një nga mbesat e tyre ka ndarë në rrjetet sociale tmerrin e çastit që pa me sy:
“6 Nëntor, dita më e keqe e jetës time… Dritat e mia, dajt e mi, nuk më hiqeni nga mendja se në çfarë gjendje ishit, se si vdiqët para syve të mi, pa asnjë faj. Na latë me sy nga ju, si do ja dalim pa juve qka me ba pa juve keni qen gjithmon krah per neve e gjithmon mbeshtetja jon na lat ne vetmi eme dhimoje te pa sherushme do na mungoni gijith jeten e gjithmon do ju kujtojm per mirsin edashurin qe ekeni pas ju duam shum qofshit te Xhenetit.”

Në një tjetër postim, mbesa tjetër shprehet me dhimbje për mënyrën e rëndë si humbën jetën dajat e saj. Në postimet e tyre, ato kanë ndarë edhe fotografi që ruajnë kujtimin e tyre gjallë, si një mënyrë për të mos i harruar kurrë.
“Sot, çdo frymëmarrje më dhemb… sepse kjo datë më kujton ditën kur ju humba dy dajat e mi, dy pjesë të shpirtit tim që s’do t’i kthejë më asgjë. 6 nëntori nuk është më thjesht një datë, është një plagë që s’mbyllet kurrë… Ju ishit dritë, dashuri, mbrojtje. Me ju kam kujtimet me te bukura, te qeshurat me te sinqerta, perqafimet më të ngrohta. Dhe tani vetëm heshtje. Vetëm mungesë. Vetem një boshllek qe se mbush askush. Do doja te ktheja kohen, tju shihja edhe nje here, tju thosha sa shume ju dua, sa shumë me mungoni. Por e di qe tani jeni diku lart bashkë dhe po më shihni me dashurinë që vetëm ju dinit ta jepnit.U prehshi ne paqe dajat e mi. Zemra ime do të mbetet pergjithmone giysme bosh sepse dy copeza te saj i morët me vete ate 6 nëntor të mallkuar.” – shkruan njëra prej mbesave, duke përmendur emrat #Driton dhe #Naim Morina.

Sipas familjarëve dhe hetimeve paraprake, konflikti dyshohet se ka nisur pasi Astrit Isufi dhunonte motrën e tyre, gruan e tij, dhe e kërcënonte se nëse ajo do të ndahej, do t’i vriste familjen. Vëllezërit, të pafajshëm, u përfshinë tragjikisht në këtë situatë, duke paguar me jetën e tyre.