Në vitin 2016, Lawrence John Ripple, 70 vjeç, hyri në një bankë në Kansas City, grabiti paratë dhe, në vend që të largohej, u ul qetësisht në holl duke pritur policinë. Arsyeja? Ai kishte pasur një debat me gruan dhe tha se do të preferonte të shkonte në burg sesa të kthehej në shtëpi.
Rasti tërhoqi menjëherë vëmendjen e mediave, jo vetëm për mosha dhe qetësinë e Ripple, por edhe për motivin e pazakontë të veprimit të tij. Ai pranoi fajin në janar 2017, por kur u dënua një vit më vonë, gjykata vendosi që nuk ishte e nevojshme ta dërgonte në burg. Në vend të kësaj, Ripple mori 6 muaj arrest shtëpie, 50 orë shërbim komunitar, dhe tre vjet liri me kusht.
Historia e Ripple është një shembull i rrallë ku një veprim kriminal nuk çon në burg për arsye të veçanta personale dhe moshës. Shumë komentues e përshkruan si një “situatë absurde, por e vërtetë” – një kombinim i dramës familjare dhe të pabesueshmes në jetën reale.
Burime: Justice.gov, Independent.co.uk