Natë historike për Kosovën, Botërori një fitore larg
Kosova ka shkruar histori me kalimin në finale të plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Kosova e siguroi kalimin në finale të plejofit pas shkëlqimit në Bratislavë të Sllovakisë.
“Dardanët” mposhtën Sllovakinë, shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, me rezultat 4:3.
Është arritja më e madhe e Kosovës deri më tani. I duhet një fitore ndaj Turqisë më 31 mars në “Fadil Vokrri” për ta fituar biletën për Botërorin që këtë vit mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Kosova e nisi keq ndeshjen. Pësoi gol që në minutën e gjashtë. Pas një ndërprerje, Aro Muriq u mposht. Realizoi Martin Valjent. Ai shënoi me kokë, në mesin e disa mbrojtësve të Kosovës. Por Kosova nuk u ndalë. Kërkoi golin e barazimit, të cilin e arriti në minutën e 21-të.
Veldin Hoxha realizoi me të majtën nga afro 18 metra pas pasimit nga Mërgim Vojvoda.
Sllovakët më pas shënuan tjetër gol për epërsinë e dytë. Lukas Haraslin realizoi në fund të pjesës së parë për 2:1.
Ai realizoi nga gjuajtja e lirë. Edhe pse topi dukej si harkim, ai kaloi krejt mbrojtjen para golit dhe përfundoi në rrjetën e Aro Muriqit.
Me rezultat 2:1 u mbyll pjesa e parë.
“Dardanët” e nisën furishëm pjesën e dytë. Fisnik Asllani realizoi gol me kokë në minutën e 47-të për rezultatin 2:2.
Me supergolin e Florent Muslijës nga gjuajtja e lirë në minutën e 60-të, Kosova kaloi në epërsi 3:2.
Kreshnik Hajrizi realizoi në minutën e 72-të, në epërsinë 4:2 të Kosovës.
David Strelec shënoi golin e tretë për sllovakët në minutën e 94-t. Por festa ishte e Kosovës.
Finalja luhet të martën e ardhshme në “Fadil Vokrri”. Fituesi i ndeshjes Kosovë – Turqi siguron biletën për Botëror.
Vjen goli i katërt, Kosova gati në finale të Play Off
Kosova është me një këmbë në finalen e Play Off për Botërorin 2026.
Kreshnik Hajrizi realizoi në minutën e 72-të, ndërsa Kosova po kryeson 4:2 në Bratisllavë ndaj Sllovakisë.
Në rast të fitores Kosova në finalen luan në Prishtinë më 31 mars kundër Turqisë.

Fillim i furishëm në pjesën e dytë, Asllani barazon rezultatin

Kosova ka nisur furishëm pjesën e dytë. Fisnik Asllani ka barazuar rezultatin në Bratsillavë në ndeshjen Kosovë – Sllovaki. Ai realizoi me kokë në minutën e 47-të. Rezultati i ndeshjes gjysmëfinale të plejofit për Botërorin 2026 është 2:2. Mërgim Vojvoda asistoi.
Kosova në disavantazh në pjesën e parë

Sllovakia ka kaluar sërish në epërsi. Lukas Haraslin realizoi në fund të pjesës së parë për 2:1.
Ai realizoi nga gjuajtja e lirë. Edhe pse topi dukej si harkim, ai kaloi krejt mbrojtjen para golit dhe përfundoi në rrjetën e Aro Muriqit.
Hoxha barazon shifrat me supergol

Kosova barazon rezultatin në minutën e 21-të. Veldin Hoxha realizoi me të majtën nga afro 18 metra pas pasimit nga Mërgim Vojvoda. Rezultati është 1:1.
Shokohet Kosova, pëson gol

Kosova ka pësuar gol që në minutën e gjashtë të ndeshjes ndaj Sllovakisë.
Pas një ndërprerje, Aro Muriq u mposht.
Realizoi Valjent. Ai shënoi me kokë, në mesin e disa mbrojtësve të Kosovës.