Ish-futbollist i KF Dukagjinit, Jetmir Isufi, ditln e djeshme ka vrarë me armë zjarri vëllain e tij, Faruk Isufi.
Raportohet se vëllezërit nuk kanë pasur kontakt prej tre vitesh.
Dyshohet se gjithçka mes tyre nisi sot në oborrin e shtëpisë, teksa viktima ka qenë duke punuar në oborr. Paraprakisht konflikti kishte filluar për pronësinë e shtëpisë.
Gjatë fjalosjes, viktima thuhet se është munduar ta shmangë vëllanë me mjetin me të cilin ka qenë duke punuar.
Më pas, i dyshuari ka hyrë brenda shtëpisë, ka marrë armën dhe ka shtënë disa herë. Arma ishte shkrepur në organin gjenital dhe zonën e legenit të të ndjerit. Në deklaratën e Prokuroris Themelore në Pejë dhe Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë thuhet se ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve dhe po hetohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”.