Dy nga emrat më të përfolur të showbizit shqiptar, këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe reperi Ledri Vula, janë kthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave rozë.
Dyshja janë filmuar mbrëmjen e djeshme në një nga club-et e njohura të natës në Paris, Circoloco Paris, ku sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale shihen duke kërcyer, kënduar dhe duke u përqafuar shumë pranë njëri-tjetrit. Në një moment, ata janë fotografuar edhe duke u puthur, çka ka ndezur menjëherë reagimet e fansave dhe spekulimet për një lidhje të mundshme mes tyre.
Në videot e shpërndara nga të pranishmit në club, Xhensila dhe Ledri duken mjaft të afërt, teksa shijojnë atmosferën e festës dhe kalojnë kohë së bashku mes muzikës dhe vallëzimit. Momentet intime kanë bërë që rrjeti të shpërthejë në komente, me shumë ndjekës që pyesin nëse kjo është prova e parë publike e një romance mes dy artistëve.
Prej kohësh, dy këngëtarët janë përfolur për një raport më shumë se profesional, veçanërisht pas bashkëpunimeve muzikore dhe paraqitjeve të përbashkëta në skenë, ku kimia mes tyre është komentuar shpesh nga fansat dhe mediat.
Kujtojmë se jeta private e tyre ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes. Xhensila Myrtezaj i dha fund martesës me aktorin Bes Kallaku, me të cilin ka dy fëmijë, ndërsa Ledri Vula është ndarë prej kohësh nga blogerja Sara Hoxha, me të cilën ka vajzën Poem Blu.


Deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për pamjet që po qarkullojnë në internet. Megjithatë, momentet nga Parisi kanë mjaftuar që fansat të hedhin dyshime se mes tyre mund të ketë lindur diçka më shumë se miqësi.