
Një episod i pazakontë dhe tejet dramatik ka ndodhur gjatë një ndeshjeje në Brazil, në sfidën mes Sport dhe Ceara në Recife.
Pamjet që po qarkullojnë në rrjet tregojnë një grua e zemëruar, e cila ka arritur në stadium dhe ka zbuluar bashkëshortin e saj duke shoqëruar një tjetër grua. E pa përmbajtur nga emocioni, ajo fillon të shajë dhe të godasë partnerin, duke krijuar një skenë që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë tifozëve të pranishëm.
Sipas dëshmitarëve, reagimi i gruas ishte i menjëhershëm dhe i ashpër, ndërsa incidenti është filmuar nga disa nga spektatorët, duke u shpërndarë shpejt në rrjetet sociale.


