
Një video e publikuar së fundmi nga David Dano, fans i Loredanës ku shfaqer duke e puthur në faqe këtë të fundit ka nxezur shumë polemika. Video u diskutua në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ndërsa u la të nënkuptohej sikur kishte diçka mes tyre.
Menjëherë pas kësaj Loredana reagoi duke hedhur dritë mbi këtë situatë ndërsa publikoi edhe faktet që bëhej fjalë për një video me një fans të saj.




Pas reagimeve të shumta, fansi ka vendosur të dalë publikisht dhe të shpjegojë qëllimet e tij.
“Isha i emocionuar. Loredana nuk e dinte për puthjen madje më pas kemi debatuar. I kërkoj falje publike për problemet që i kam shkaktuar. Jam thjesht një fans i saj asgjë më shumë”- shpjegoi David Dano.
Ky reagim vjen pas polemikës që krijoi videoja, dhe duket se synon qetësimin e situatës dhe pranimin e gabimit pa pretendime të tjera.


