Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, ka rikthyer vëmendjen në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje që ka ngjallur debat të madh.
Pas eliminimit nga spektakli, të cilin ai e ka cilësuar si të padrejtë duke pretenduar se kishte më shumë vota pro qëndrimit sesa kundër Rexha ka ndarë një material që sipas tij hedh dritë mbi një situatë të dyshimtë brenda shtëpisë.
Në pamjet e publikuara, që pretendohet se janë filmuar pa dijeninë e produksionit, shfaqet ish-banorja Bia Khalifa duke mbajtur në dorë një telefon, i cili sipas Rexhës i përkiste ish-banores tjetër, Alba Pollozhani.
Në reagimin e tij, ai shprehet: “Kjo është një provë që më ka ngritur shumë pikëpyetje. Telefoni i Albës u gjet brenda shtëpisë pas daljes së Bias. Në video shihet momenti kur i kërkohet që kjo të mos bëhet publike. Një situatë e tillë bie ndesh me rregullat e formatit, ku ndalohet rreptësisht çdo kontakt me jashtë dhe përdorimi i telefonave”.
Rexha shkon edhe më tej në pretendimet e tij, duke sugjeruar se prezenca e telefonit mund të jetë e lidhur me ndërhyrje nga produksioni.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga ana e produksionit lidhur me këtë deklaratë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo çështje do të marrë një përgjigje në vijim.