Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në afërsi të Aeroportit të Rinasit në Tiranë.
Në vendin e ngjarjes humbi jetën Gilmando Dani rreth 47 vjeç, ndërsa Muçi Shaljani (Sheqeri) 40 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë.
Autorët kanë patur informacion për lëvizjet e shënjestrës dhe e kanë pritur pranë rrethrrotullimit. Dani sapo ishte kthyer nga Barcelona.
Shaljani drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz S” kur drejt tyre u hap zjarr pak metra larg aeroportit.
Plumbat kanë kapur edhe xhamat tek hoteli aty pranë, siç shihet edhe në këto pamje.