Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Intervali”.
Kreu 2 vjedhje me dhunë gjatë muajit shkurt, dhe 1 vjedhje gjatë muajit janar, arrestohet në flagrancë 26-vjeçarja.
Shtetasja, e dënuar më parë për vjedhje dhe aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtin krim.
Pas denoncimeve të qytetarëve, për vjedhje të pronës/pasurisë së tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 organizuan punën për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve përgjegjës.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Intervali”, u identifikua dhe u arrestua shtetasja R. S., 26 vjeçe, me precedent të theksuar për vjedhje.
Nga këto veprime dyshohet se kjo shtetase:
-më datë 07.02.2026, ka vjedhur me dhunë në një subjekt;
-më datë 20.02.2026, i ka vjedhur me dhunë, një shumë parash, një shtetasi;
-më datë 03.01.2026, ka vjedhur në një subjekt.
Vijon hetimi për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer kjo shtetase.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.