Një 70 vjeçar është proceduar nga policia vendore e Shkodrës për shkak se ka kryer veprime të turpshme në publik.
70 vjeçari me inicialet A.M banues në Shkodër sipas policisë është i dyshuar për veprën penale “marrëdhënia seksuale ose homoseksuale në vende publike”.
Shtetasi A.M dyshohet se në muajin korrik të vitit 2025, ka kryer marrëdhënie seksuale në mjedis publik, me shtetasen me inicialet M. G, 63 vjeçe, e cila edhe ajo u procedua penalisht për veprën penale “Prostitucioni”.
Ngjarja në verën e këtij viti ka ndodhur në lulishten tek sheshi “Isa Boletini” gjatë ditës në një orar kur aty ka patur jo vetëm kalimtarë të shumtë por edhe fëmijë të shoqëruar nga prindërit ose gjyshërit të cilët gjatë verës kalojnë kohëm duke luajtur në atë lulishte.
Pavarësisht kësaj 70 vjeçari dhe 63 vjeçare siç shihet në video kanë kryer veprime të turpshme.