Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në shkollën 9-vjeçare “100-vjetori i Pavarësisë” në Kamëz, ku një nga mësueset kujdestare mësohet se ushtron dhunë fizike ndaj nxënësve të saj të klasës së katërt, për motive banale.
Ngjarja e pazakontë është trajtuar nga emisioni investigative “Stop” pasi prindërit e nxënësve zgjodhën të denonconin publikisht sjellejen agresive të mësueses, Mine Hasani.
Në pamjet e siguruara nga kamera e fshehtë tregohet momenti kur mësuesja i godet fizikisht nxënësit, e përdor gjuhë fyese dhe degraduese ndaj tyre.
Në fragmente të grumbulluara nga ditë të ndryshme të javës, mësuesja dëgjohet duke iu bërtiur nxënësve të saj me një gjuhë ofenduese, aspak të hijshme për një arsimtare, të tilla si: “ta plas kokën”, “ta mbys fare”, “idiote”, “kafshë”, “zero jeni”.
Nga ana e tyre prindërit pretendojnë se dhuna është praktikë e përsëritur, ngjarje për të cilën janë ankuar në drejtori por nuk kanë marrë një zgjidhje.
(Dita e parë)
Mësuesja – Gjej trekëndëshin! Trekëndëshi është këtu. Tek cila koordinatë? Tek cila koordinatë?
Nxënësja – 4!
Mësuesja –4 hë? Tek cila koordinatë është?
Mësuesja –Vazhdo! Vazhdo! Te libri! Çfarë thotë libri? Çfarë thotë poshtë? E lexon këtej poshtë këtu? Ça thotë kjo këtu? E ke lexu, apo ta plas kokën?
Nxënësi – Auu…!
Mësuesja –Ça thotë këtu? Ça thotë? Çar thotë mor, çar thotë? A lexon?
Nxënësi – Bashko pikat A!
Mësuesja –Po bashkoji pikat! Hë, bashkoji pikat! Bashkoji pikat!
Mësuesja –Mos shifni Flxxx, atë budallain! Ky është i metë, është i metë, i metë.
Mësuesja –Qysh je tu bo? Hajde këtu! Hajd’! Merre fletoren! Merre librin! Merre librin! Kush t’i ka mësu atje te shpija? Ke mësu? Ke bërë hazër ti?
Mësuesja –Sa është ora? Do ta dish orën ti? A do ta dish orën? E pe? S’të shtyhet ora? Ke për të shku në zyrë? Ke për të shku në zyrë? Ça thashë unë? I bëne ato, që të thashë unë? Po me bo gabim, unë ta marr shpirtin! Mos hajd’ më…! Ta marr shpirtin!
Mësuesja –I ke bashku pikat? Çfarë thotë libri? I keni bashku pikat? Ça ke bo për detyrën, hë…? Ça thotë libri? S’e ke bo, hë? S’e ke bo, hë? S’e hap librin! Hiqe dorën, hë! S’e ke bo, hë? S’e ke bo? S’e ke hap librin. S’e ke hap librin.
Mësuesja –Exxxx! Hajde këtu! Hajde këtu! S’e paske mësuar librin. Cilën do, që këtu? Herë 6. Sa bëjnë 4, hë? Uh, të marsh… Shko! Shko! Dreqin me gjithë libër!
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” në Tv Klan tregoi terrorin sistematik të mësueses ndaj nxënësve, edhe në ditën e dytë.
(Dita e dytë)
Mësuesja –Atëherë silluni përpara të gjithë! 2,4,6,8! Kujt i mungon fletorja? Kujt i mungon fletorja? Të ngrejë dorën! Për veç Bxxxx, i mungon njeri tjetër? Rxxxx, i keni të gjithë fletoret? O, Axxxx, hë vazhdo, bëj detyrën ti! Mandej tu hap sytë! (Nuk kuptohet), Gjë e keqe! Tani, dëgjoni këtu! Mbylle librin! Futeni librin poshtë! Do ta lexojmë mësimin, tekstin e… (Nuk kuptohet) Kur të kemi pushimin e shkurtër, presim! Te pushimi i gjatë, ik! Dakord?
Mësuesja –Hajde, vazhdo aty! Fillove ti! Përditë të njëjtën gjë. Vazhdo, shkruaj! Tangërlliqet e juaj!
Mësuesja –Hajde shkruani juve, se do t’ju bëj një foto, se ma kërkon dikush! Ta bëj bukur! Shkruani! Artista!
(Nxënësit i bëjnë intervistë mësueses në orën e mësimit)
Nxënësja – A mendon, se nxënësit e tu do t’ia dalin? Kur të rriten, të bëhen të zotë?
Mësuesja –Po! Mendoj, se nëse ata do të kenë vullnetin e fortë, për të arritur diçka, mund t’ia arrijnë, sepse unë shof në sytë e tyre shkëlqimin dhe dashurinë, që u falin prindërit e tyre.
Nxënësja – Më thuaj, kush t’i ka ngelur thinjat më shumë?
Mësuesja –Më shumë? Ti! (Qesh) Ti m’i ke nxjerrë thinjat, sepse sot, kur bëmë orën e diktimit, nuk po më shkruje si gjithë të tjerët. Dhe kur s’gjetëm fletën e, fletoren e diktimit u mërzite dhe ishe shumë… E mërzite dhe mësuesen. Gjithmonë edhe kur kemi fatmirësi edhe kur kemi fatkeqësi, ne duhet të bëhemi të forta dhe t’ia dalim mbanë! (Qesh)
(Dita e tretë)
Mësuesja –Kush nuk e ka mësuar vjershën “Era dhe Flamuri”? Në këmbë! E di vjershën? “Era dhe Flamuri”. Ti e di? Ti? Ti? Jo! Ti, nuk e di? Ju, nuk e dini? Pa e mësu, nuk ikni në shpi!
Mësuesja –Pse s’e ke mësu ti? A ç’ke modhi, a ç’ke marrë një ves ti, ke ra komplet. O bo, bo, bo…. Ça bën më gjithë ditën? A vjen, a shkon në punë? Ça bën gjithë ditën? Ça bën gjithë ditën? Rri tu lujt ti? Rri tu lujt? Do t’ju shkruj te grupi.
Mësuesja –Fxxx, na e thuj vjershën! Çfarë ke bo? Ke lujt gjithë ditën? Një javë! Të dy vjershat t’i mësosh! Të dyja do t’i mësosh! Turp të të vije! Turp! Gjithë këto gabime! Shih! Në klasë të dytë, nuk bëhen gjithë ato. U të plaçin turinjtë me gjithë mu! Ju hangërt dreqi, ju hëngërt! Ma shpifët! Shpifsina! Shpifsina! Hidro! Çfarë kishte hidroja? Çfarë kishte si lëndë të parë? Çfarë kishte?
Nxënësit – Ujë, ujë!
Mësuesja – Ku është uji?
Nxënësi – Nëpër fusha?
Mësuesja –Uaa. Ju jeni (far fije), Uaaa, ju jeni të mbarum, mësuese. Si ju nuk kam pa?! Kaq të trash jeni juve? Ju jeni na! (I bie dërrasës). Po s’thithni hiç mo, ju… Zero jeni! Jeni na…! Hani e dhjeni! Shkoni atje në banjo, për të hëngër. Veç për këto jeni ju. Pisa! Mos më zbardh dhëmbët, se ta rras turinjve! Rrini, hani, hani, veç hani. Të vejë ora 12-të e dy të hani, hani, luni, tërbohuni, kur delni në fizkulturë. Tërbohuni! Kaq jeni! Për t’u tërbu.
Mësuesja –Hë, vazhdo përgjigju! Çfarë shikon tek fotoja e parë? M’u përgjigj, se ta plasa! Çfarë shikon? Ke sy ti? (Nuk kuptohet). Idiote! Çfarë ka këtu, thoj mësueses? Çfarë ka këtu?
Mësuesja –Çfarë ke? Çfarë ke? Çfarë keni ju?
(Dita e katërt)
Mësuesja –Kjo është drejtëza e simetrisë. Gjeje simetrinë e pikës A! Ku është? Ëxxxxx, hajde Exxxxx! Merre shkumësin e kuq Exxxx! Jo, blunë, blunë Exxxxx. Vendose … Exxxx!
Mësuesja – Kush e ka gabim?
Nxënësit – Exxxxxx!
Mësuesja –U të martë mortja, të marrtë! Shko! Të hëngërt mortja! E din, apo jo? A e din, a jo? Tani kujdes simetriken e shkronjës u! Hë vazhdo. E ka bo bukur?
Nxënësi – Po!
Nxënësit – Jo! Mësuese, mësuese!
Mësuesja –Hajde Ëxxxxx rregulloje gabimin! Merre shkumësin! Rregullojë, hë! O do ta mbys fare, o do të mbys fare! O të plaçin turinjtë, o shtazë, o kafshë, o kafshe! O kafshë!
Nxënësit – Mësuese, mund ta bëj unë?
Mësuesja –O kafshë, kafshë! Të plaçin turinjtë, o rrugaç! Merr shkumësin blu me mësuesen! Merre blunë! Hë! Kush është U-ja? Këtu e ke! Të lutem! Këtu kam bo unë. Gjeje këtë! Si të del, si me pas pi raki! Shko atje! Shko!
Nxënësit – Mësuese, të lutem! Mësuese, të lutem
Mësuesja –Një copë rrugaçi më je bo. Një copë rrugaçi. Një copë rrugaçi je bo. Kjo me këtë bashkohen, kjo me këtë bashkohen. E morët vesh, ti dhe ti? Do ua kapi kaptinat kshu, bllau, bllau, bllau, të treve! Shko, ulu e mëso! Shko, ulu e mso! Shko, ulu e mëso! Ec! Ec!