Një valë tronditëse dhimbjeje ka përfshirë opinionin publik pas ndarjes së parakohshme nga jeta të Daorsa Spahijës, 25-vjeçares nga Gjakova, e cila humbi jetën tragjikisht javën e kaluar në Tetovë, Maqedoninë e Veriut. E ndjera po studionte në Fakultetin e Mjekësisë ndërsa humbi jetën pasi ra nga kati i katërt i një ndërtese në qendër të qytetit.
Miku i saj i ngushtë së fundmi ka publikuar një video ku ka treguar detaje tronditëse nga kjo ngjarje dhe shkaqet që e çuan studenten në këtë vendim tragjik.
Sipas tij e reja kishte 2 vite në një lidhje me Hevzi Sejdiun, 31-vjeçarin nga Maqedonia e Veriut. Ky i fundit i martuar dhe me 3 fëmijë por këtë e kishte mbajtur të fshehur nga Daorsa. Miku i saj ka publikuar edhe foto që vërtetojnë se studentja e kishte bërë familjare këtë lidhje duke e prezantuar me familjen.

Pak muaj para ngjarjes së rëndë, Daorsa zbuloi të vërtetën se partneri i saj kishte patur tjetër familje dhe kjo gjë bëri që 31-vjeçari të niste kërcënimet dhe shantazhet për të mos e lejuar të renë të ndahej.

Djali i biznesmenit Bajrush Sejdiu nga Kumanova më herët ka qenë arrestur për veprën penale “Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve ose lëndëve shpërthyese”. Kodi Penal, për veprën që i ngarkohet të dyshuarit parashikon dënim me burg me së paku tetë vite…por Hevziu u la i lirë pas 30 ditësh.

Ëndrrat e Daorsës u prenë në mes ndërsa më 13 priste të diplomohej. Njerëzit e dashur të saj bëjnë thirrje shtetit për drejtësi ndërsa në videon e publikuar me faktet, miku i Daorsës quan Hevzi Sejdiun vrasës të studentes.



Ndiq videon e plotë: