Debati virtual mes Ledion Liços dhe Xumit vazhdon, me replika që kanë ndezur rrjetet sociale.
Duket se saga e sherrit mes Xumit dhe Ledion Liços nuk ka të mbaruar! Dyshja, që prej “Big Brother VIP 4”, duket se e kanë kthyer rivalitetin në një “serial” me episode të reja sa herë që hapet Instagrami.
Pak ditë më parë, Xumi hodhi benzinë në zjarr me një video ironike ndaj Ledionit, duke i bërë humor lajmeve për ndarjen e tij nga Sara Hoxha:
“Mora vesh që të ka lënë gruaja… ku do i gjesh lekët të hash bukë tani?”
Një “shuplakë” që Xumi nuk e kaloi në heshtje. Ai u kundërpërgjigj me një tjetër postim thumbues:
“Qenit, kur i heq zinxhirin, vrapon i lirë. Ndërsa qëkur ta hoqën ty, humbe drejtimin.”
Edhe pse e fshiu pas pak minutash, postimi u bë viral dhe ndezi komentet në rrjet. Për ta mbyllur me stil, Xumi publikoi edhe një foto nga skena e BBV, ku kishte prerë Ledionin nga imazhi dhe në sfond kishte vendosur këngën e Mariah Carey: “Why you so obsessed with me?”
Kjo “luftë virtuale” mes ironisë dhe krenarisë tregon se marrëdhënia e ftohtë mes dy figurave nuk është zbehur aspak, përkundrazi, çdo reagim i tyre duket si fillimi i një episodi të ri të sagës më të ndjekur në showbiz-in shqiptar.