
“Varroset” për klikime personazhi i njohur shqiptar, rrjeti shpërthen në komente (Video)
Një video e pazakontë marketingu e ka vendosur agjentin e njohur imobiliar, Arbër Dervishaj, në qendër të vëmendjes së rrjeteve sociale.
Ai ka realizuar një video ku shfaqet duke dalë nga një “varr”, me qëllim që të promovojë blerjen e pronave.
Me këtë gjest, Dervishaj synon t’u bëjë thirrje qytetarëve që të “nxjerrin lekët nga dheu” dhe të investojnë në shtëpi.
Kjo strategji e tij shihet nga shumë si një shembull i qartë i dëshpërimit të agjentëve imobiliarë në kushtet e flluskës së tregut të ndërtimit, ku gjetja e klientëve po bëhet gjithnjë e më e vështirë.