Screenshot
Një rast shqetësues është raportuar nga JOQ Albania, ku dy vajza të mitura rezultojnë të zhdukura që prej mëngjesit të sotëm në Tiranë.
Bëhet fjalë për dy motra, Ledjona Dapa (14-vjeçe) dhe Ana Dapa (12-vjeçe), të cilat sipas familjarëve janë larguar nga banesa rreth orës 07:00 për të shkuar në shkollën “Gjon Buzuku”, pranë Komisariatit Nr. 4, por nuk janë kthyer më.
Nëna e tyre bën apel për ndihmë nga qytetarët për gjetjen e vajzave:
“Përshëndetje! Jam nëna e dy vajzave që sot kanë humbur, në mëngjesin e sotëm, duke u nisur për shkollë, por s’janë kthyer ende. Ju lutem kush i shikon në rrugë, ose kush i njeh, të kontaktojë në numrin që do lëmë këtu. Ju lutem më ndihmoni t’i gjejmë.”
Familjarët kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund të ketë parë vajzat apo ka informacion mbi vendndodhjen e tyre.
Numër kontakti: +355 68 868 7707