Një deklaratë e Megi Pojanit pak kohë më parë u bë virale në rrjet pasi moderatorja zbuloi se motra e saj e vogël, Ina, është shtatzënë. Por gjatë bisedës, Megi tha “dy” e më pas “nuk janë binjakë, motra ime do të bëjë vajzë. E më pas shtoi “nuk duhet ta kisha thënë këtë” dhe u përpoq të sqaronte se ishin ngatërruar në fillim duke menduar se priste binjake.
Por duket se ashtu padashur, Megi ka zbuluar sekretin e dyfishtë: edhe motra e saj e madhe, Marsela, është në pritje të ëmbël. Me një foto nga festa e bebit që u duk se ishte e Inës, por tashmë rezulton të ketë qenë e të dyja motrave, ajo ka zbuluar barkun e rrumbullakosur.
Ina i ka shkruar një koment duke thënë “më duhet të të ftoj në një betejë kërcimi”, çka duket edhe si një lloj përforcimi i deklaratës së Megit se në familje vijnë dy vajza. Marsela nuk e ka publikuar gjininë.
Ndërkohë kujtojmë që edhe Megi vetë përflitet se këtë vit do të martohet, një dasmë që sipas mediave, do të mbahet në gusht.
