Janë gjetur pjesë të trupit të 42-vjeçares Francesca Deidda, që u zhduk në fillim të muajit maj nga San Sperate.
Mbetjet u gjetën në një çantë të braktisur nën një pemë, pranë një ure romake në Sardenja. Hetuesit janë të bindur se mbetjet e trupit të Deidda, e cila dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj.
Vëllai i viktimës raportoi zhdukjen e së motrës më 30 maj. Në të njëjtën rrugë u gjet një gur me njolla gjaku dhe nga rezultati i ADN-së i përkiste Francesca Deidda.
Ndërkohë është marrë në pyetje Igor Sollai, bashkëshorti i saj 43-vjeçar i cili është arrestuar si i akuzuar për vrasje me dashje dhe fshehje të kufomës.
Dyshohet se bashkëshorti i viktimës, pasi ka vrarë 42-vjeçaren, ka përdorur celularin e e saj, duke bërë që miqtë dhe të afërmit të besojnë se ajo ishte ende gjallë.
Në mesazhet që i dërgonte familjarëve të saj, përpiqej t’i bindte se zhdukja ishte e vullnetshme dhe lidhej me përfundimin e marrëdhënies së tyre.
“Françeska u largua vullnetarisht, nuk kam asnjë lidhje me zhdukjen e saj”, tha Sollai, i pyetur sërish nga zv/prokurori i Cagliarit, Marco Cocco. Në marrjen në pyetje të parë ai kishte shfrytëzuar të drejtën për të mos u përgjigjur.