Një foto e realizuar gjatë festës së ditëlindjes së gazetarit Klinton Zeqiraj është bërë kryefjalë e rrjeteve sociale dhe portaleve rozë gjatë orëve të fundit.
Në imazh, Klintoni dhe këngëtari Endrik Beba shfaqen të veshur me fustane plot xixa, duke sfiduar çdo pritshmëri për kodin klasik të veshjes mashkullore.
Endrik Beba kishte zgjedhur një fustan të gjatë blu me efekt metalik, ndërsa gazetari i “Stop” në TV Klan, Klinton Zeqiraj, kishte preferuar një fustan të shkurtër me dekolte të theksuar. Fotoja, që ishte realizuar me humor në festën e ditëlindjes, u shpërnda me shpejtësi dhe ndezi rrjetin me mijëra komente e interpretime.
Lexo edhe:
Pas publikimit, nuk munguan as komentet negative nga ndjekës që e panë si “provokim” apo “ekzagjerim”. Megjithatë, dyshja reaguan me qetësi, duke sqaruar se gjithçka ishte bërë për argëtim dhe autoironi.
“Faleminderit te gjithe per komentet! Po ta shihni eshte Al foto! Fatmirsisht nuk na shkojne kto fustane dhe si kemi as stil. Hajd zoti ju rujt te gjithve!,” – është shprehur këngëtari duke shtuar dhe foton origjinale.
