Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale është prezantuar fillimisht si një bisedë mes Brikenës dhe produksionit të “Big Brother VIP” para nisjes, duke ngritur dyshime dhe diskutime të shumta mes ndjekësve.
Megjithatë, e vërteta rezulton ndryshe.
Burime të sigurta për “Pa Dorashka” tregojnë se videoja nuk ka lidhje me ndonjë intervistë zyrtare për “Big Brother VIP”, por bëhet fjalë për një moment nga emisioni “Super Nova”, ku Brikena ka qenë e ftuar dhe ka zhvilluar një bisedë me stilistin e njohur, Niko Komani.
Në video, Brikena flet për jetën e saj personale dhe për mënyrën si perceptohet nga të tjerët, duke theksuar se nuk ka pasur një lidhje serioze, por vetëm njohje dhe pëlqime. Momenti që u bë viral lidhet me një pyetje më intime nga ana e moderatorit, të cilën Brikena e kalon me të qeshur, ndërsa Niko Komani reagon me humor duke thënë: “Po e marr si ‘po’”.
Ndërkohë, videoja vijon të qarkullojë dhe të gjenerojë reagime, por tashmë është e qartë se nuk kemi të bëjmë me një “zbulesë” nga brenda produksionit të BBV, por me një bisedë të zakonshme mes Brikenës dhe Niko Komanit.