Një 42-vjeçar nga qyteti i Skraparit mësohet se i ka dhënë fund jetës, duke u vetëhedhur në lumë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Ura e Blezënkës”, në afërsi të Kanioneve të Osumit në Skrapar.
Në vendngjarje, u gjetën edhe një motor me të cilin ai lëvizte, disa sende personale dhe celulari i tij. Pas këqyrjes së celularit të 42-vjeçarit është gjetur edhe mesazhi i tij i fundit, të cilin ja kishte dërguar të vallait, duke i thënë se po hidhej në lumë.
Ilir Kurti punonte si roje në një hidrocentral në Skrapar. Ai kishte qënë i martuar me një shtetase rumune, me të cilën kishte bërë edhe një djalë, por 7-muaj më parë ata ishin ndarë.
Ish-bashkëshortja e tij ishte larguar drejt shtetit rumun dhe që prej asaj dite Iliri nuk e kishte takuar më djalin dhe as kishte folur më me të.
Sipas familjarëve,ai ishte mbyllur prej muajsh në vetvete dhe po e vuante mjaft largimin nga djali. Burimet policore bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet se ky shtetas të jetë hedhur në lumë, ndaj po vijojnë kërkime për gjetjen e tij si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Kurti kishte humbur kontaktet që prej mëngjesit të ditës së djeshme.
Të alarmuar nga mungesa e tij dhe nga mesazhi që i kishte dërguar të vëllait në Francë, familja dhe shokët kanë nisur kërkimet në zonë.
Mbrëmjen e djeshme, 19 shkurt, shokët e 40-vjeçarit kanë gjetur motorin e tij pranë kanioneve të zonës.
Pranë mjetit janë konstatuar edhe disa sende personale, mes tyre një cigare dhe një shishe verë, të dyja të pira përgjysmë.
Ilir Kurti jetonte me nënën e tij në Skrapar.
Informacion paraprak
Dje, kallëzuan familjarët e shtetasit I. K., 42 vjeç, banues në Skrapar, se ai ishte larguar nga banesa. Shërbimet e Policisë nisën menjëherë kërkimet dhe gjatë kërkimeve gjetën pranë kanioneve të lumit Osum, konkretisht në vendin e quajtur “Ura e Blezënkes”, motomjetin dhe sendet personale të 42-vjeçarit.
Paraprakisht dyshohet se ky shtetas mund të jetë hedhur në lumë. Vijojnë kërkime për gjetjen e këtij shtetasi, si dhe vijojnë hetime për të dokumentuar rrethanat e rastit.