Një humbje e papritur dhe e dhimbshme ka tronditur Fushë-Krujën, pas aksidentit tragjik ku 18-vjeçari Irdi Laci humbi jetën teksa po ndihmonte dikë dhe po shtynte një automjet “Mercedes” të fikur në rrugë, kur u përplas nga një automjet tip fuoristradë.
Familjarët kanë shpërndarë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Irdit, duke shkruar në rrjetet sociale: “Ma copëtove zemrën o zemra xhaxhit”, duke shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e parakohshme të të riut.
Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Fushë-Krujë, ndërsa hetimet e policisë vijojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar përgjegjësitë.
