Në rrjetet sociale prej disa ditësh po qarkullon lajmi se Elijona Binqkaj ka pasur një fejesë të hershme në moshën 14–15 vjeçare me një djalë nga zona e saj. Sipas asaj që publikohet online, marrëdhënia e tyre thuhet se ka zgjatur për një periudhë kohe dhe ka qenë një histori e njohur brenda komunitetit ku jetonin. Madje janë shpërndarë edhe video të vjetra nga një adresë e përbashkët në TikTok, ku ata shfaqeshin bashkë, duke i rikthyer vëmendjen publike te e kaluara e saj para hyrjes në reality show.
Pas shpërndarjes së këtyre materialeve dhe komenteve të shumta, ka ardhur edhe reagimi i djalit të përmendur në këto thashetheme. Elton Blakqori, i cili u bë pjesë e diskutimeve pa dëshirën e tij, ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të japë një sqarim të plotë lidhur me atë që po qarkullon online. Në deklaratën e tij ai shprehet:
“Përshëndetje. Desha të bëj një sqarim lidhur me disa publikime së fundmi. Unë jam Elton Blakqori. Deri tani nuk kam pasur qëllim të reagoj, mirëpo janë shpërndarë disa video dhe materiale të cilat as unë dhe as Elijona nuk kemi pasur mundësi t’i fshijmë. Ndërkohë, disa fotografi të familjarëve të mi me Elijonën janë gjetur dhe publikuar në mënyra që vetëm Zoti e di. Kjo është diçka që më vjen vërtet keq, sepse veprime të tilla nuk janë të përshtatshme.”
Ai mohon kategorikisht lajmet për fejesë, duke shtuar:
“Ne nuk kemi qenë të fejuar. Marrëdhëniet kanë qenë të mira në nivel familjar dhe familjet tona vazhdojnë të ruajnë respektin për njëra-tjetrën.”
Eltoni thekson se publikimi i fotove dhe videove të vjetra është bërë pa leje dhe pa asnjë lloj përgjegjësie, ndërsa ai dhe familja e tij po përballen me një vëmendje të panevojshme dhe të padrejtë. Ai kërkon mirëkuptimin e publikut:
“Ju lutem, lini të qetë familjen time dhe mua, si dhe Elijonën dhe të kaluarën e saj.”
Lexo edhe:
Sa i përket faktit që Elijona nuk ka reaguar ende publikisht për këtë çështje, Eltoni e cilëson këtë si një vendim personal të saj:
“Sa i përket mungesës së një deklarate nga ana e Elijonës, kjo është zgjedhje e saj. Ajo ka të drejtën të shprehë atë që dëshiron dhe për kë dëshiron.”

Ndërkohë, në rrjet vijon ende diskutimi dhe shpërndarja e materialeve të vjetra, ndërkohë që reagimi i Eltonit synon të mbyllë spekulimet dhe të shmangë përfshirjen e mëtejshme të familjeve në këtë histori.