Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë Egli Pashollari.
31-vjeçari, sapo ka dalë nga makina është sulmuar menjëherë nga 2 vëllezër, të cilëve, sipas dyshimeve, u ka ngacmuar motrën. E pranishme në vendngjarje dhe pjesëmarrëse në sulm ishte dhe vetë kjo e fundit.
Gjatë përleshjes fizike, njëri prej vëllezërve, i identifikuar si Gazmend Buçpapa, e ka goditur të paktën një herë me thikë në kurriz. Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali dhe direkt me makinën e tij është nisur drejt spitalit nga disa persona të tjerë, dëshmitarë në vendngjarje, ku edhe ka humbur jetën rrugës.
2 vëllezërit dhe e motra janë me origjinë nga Tropoja.
“Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital”,- njofton policia.
Egli Pashollari është ish-gardian burgu i akuzuar në vitin 2020 se tentoi t’i fuste alkool në qeli Emiljano Shullazit.